Bahtiri: Iniciativa për bashkimin e Mitrovicës legjitime, asnjë iniciativë e imja nuk ka dështuar

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka votuar sot unanimisht iniciativën e ndryshimit të Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim bashkimin e pjesës veriore me atë jugore.

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka thënë se kjo iniciativë nuk është vetëm dëshirë, por është kërkesë e qytetarëve shqiptarë dhe serbë, që jetojnë në të dyja anët e Mitrovicës.

“Kjo nuk është vetëm dëshirë e Kuvendit Komunal. Është një kërkesë e qytetarëve të Mitrovicës, edhe të jugut dhe të veriut. Kjo është kërkesë edhe e serbëve në pjesën e veriut që kanë mbetur të bllokuar nga përfaqësuesit ilegalë të sistemit”.

“Serbët kanë dëshirë të jenë të lirë nga strukturat paralele për arsye se po i terrorizojnë dhe varfërojnë çdo ditë – ata punojnë vetëm për interesin personal dhe jo për interesin e qytetarëve serbë, shqiptarë dhe të tjerëve”.

Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kjo iniciativë do të drejtohet fillimisht në Qeverinë e Kosovës, me qëllimin që të procedohet më pas në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo që është bërë sot është një hap shumë i rëndësishëm dhe shumë domethënës që t’i jepet mundësia inicimit të një procedure që do të vazhdojë fillimisht në Qeverinë e Kosovës dhe më pas të procedohet në Kuvendin e Kosovës pasi Kuvendi i Kosovës është për të sjellë ligje”.

“Kushdo që thotë se Kuvendi Komunal e ka bashkuar qytetin, është shumë gabim sepse Kuvendi nuk e ka marrë atë vendim. Asambleja Komunale e Mitrovicës e ka dhënë propozim, e ka iniciuar një procedurë që kërkon nga Qeveria e Kosovës që të nisë një iniciativë ligjore në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e neneve që e kanë themeluar Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut”.

“Një komunë e cila nuk është funksionale e cila është ndërtuar në vitin 2008 dhe nuk është funksionale, duhet të tërhiqet”.

Kryetari i Mitrovicës Jugore ka thënë se “edhe fëmijët e vegjël e njohin këtë proces se sepse ka qenë një qasje e jashtëzakonshme”.

Ai kështu ka siguruar se kjo iniciativë nuk do të mbetet vetëm në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

“Kjo nuk do të jetë vetëm dëshirë në Kuvendin Komunal por do të zbatohet pikë për pikë në institucionet më të rëndësishme të Kosovës”.

“Ne nuk dëshirojmë të bëjmë paralele por dëshirojmë në mënyrën më të mirë të qeveriset vendi, sidomos Mitrovica e cila është ndarë padrejtësisht dhe ku janë 15.000 persona të shpërngulur nga veriu që Goran Rakiq nuk është marrë asnjëherë t’i kthejë ata njerëz në shtëpitë e tyre”.

“A ka gjë më të vështirë se të jesh refugjat në komunën tënde dhe të shohësh shtëpinë tënde por të mos mund të shkosh në të, kjo është e padrejtë. Ne kemi pritur pesë vite të kthehet në normalitet”.

Madje, Bahtiri ka thënë se asnjë iniciativë e tij nuk ka dështuar asnjëherë.

“Kjo iniciativë që është legjitime është marrë për të ndryshuar diçka që është në interes të qytetarëve. Asnjë iniciativë e imja nuk është marrë që nuk është realizuar dhe do të realizohet”.

“Unë e di që kjo procedurë do të shkojë përpara. Kryetari Bahtiri nuk mund t’i thotë të gjitha ato që i di. Unë e di pse e kam marrë këtë iniciativë dhe e di si do të përfundojë – në të mirë të kërkesës që është bërë sot sepse është legjitime, njerëzore dhe demokratike”.

Ai ka thënë se ky veprimi i tij nuk ka të bëjë asgjë me situatën e krijuar ditëve të fundit në katër komunat veriore.

“As nuk kam gjë të bëjë me atë pjesë, ka të bëjë me iniciativën të filluar për ndryshimin e ligjit”.

Bahtiri është shprehur i bindur se Qeveria do ta ketë parasysh këtë iniciativë, nëse duan që qytetarët të mos vuajnë.

Agim Bahtiri ka thënë se iniciativa e tij nuk ka të bëjë asgjë me

“Absolut jo. Qëndrimi im është i qartë sikur loti, sikur edhe debat i hedhjes në tavolinë të kufijve shtetërorë është thirrje për luftë”.

“Këtë e kam thënë publikisht dhe nuk kam gjë të bëj me planin e Hashim Thaçit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme