Bahtiri: Koalicioni VV-LDK po bëhet, Qeveria Kurti do të jetë më e suksesshmja

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 08:01 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Marrëveshja e shumëpritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje do të arrihet në kohën e caktuar.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i Mitrovicës, njëherësh anëtar i VV-së, Agim Bahtiri.

Bahtiri nuk ka dhënë një datë të caktuar se kur do të arrihet ky koalicion, por deklaroi se dy subjektet politike janë duke e forcuar besimin ndërmjet njëra-tjetrës.

Andaj thotë se qeveria e ardhshme do të jetë njëra ndër qeveritë më të mira që ka ndodhur deri me tani në Kosovë.

“Shpresoj dhe jam i bindur se marrëveshja do të arrihet sepse nuk ka tjetër zgjedhje. Është një zgjedhje që e kanë dhënë vetë qytetarët dhe në bazë ta asaj zgjedhje për të ndryshuar gjendjen aktuale në Kosovë janë këto dy parti që besoj dhe jam i bindur që këto do të arrijnë në kohën e caktuar”.

“Partitë të cilat po pretendojnë të jenë bashkë për qeverisjen e ardhshme kanë mundësi që të kenë besim të njeri tjetri pak më shumë. I kërkohet kjo kohë për të besuar edhe në fuqizimin e pjesës kryesore të qeverisjes dhe besueshmëria është duke u forcuar dhe do të shohim me kohë se kjo qeverisje do të bëhet dhe do të qeverisin një ndër qeveritë më të mira që kanë ndodhur në Kosovë”, u shpreh Bahtiri.

Ndër të tjera, ai ka ironizuar duke thënë se qeveritë e kaluara i kishin nga 3 deri 4  kryeministra, derisa thotë se Qeveria Kurti do ta ketë vetëm një kryeministër dhe do të jetë një qeveri e suksesshme.

“Qeveritë e tjera i kanë pasur nga 3-4 kryeministra, kjo qeveri do të ketë një kryeministër i cili do të menaxhoj bashkërisht më programin i cili është duke u studiuar për të qenë më të suksesshëm”, ka thënë Bahtiri për EO.

Të ngjashme