Bahtiri: LDK-ja na ka ofruar kryeparlamentarin dhe presidentin

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 18:05 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur një draft-marrëveshje për koalicion parazgjedhor, ka zbuluar nënkryetari Agim Bahtiri.

Aleanca Kosova e Re sipas marrëveshjes së arritur do të marrë kryeparlamentarin dhe presidentin (pas kalimit të mandatit të Thaçit) , ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kryeministrin me një numër të caktuar ministrish.

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo draft marrëveshje është ende duke u shqyrtuar dhe nuk është nënshkruar akoma.

“Kjo draft marrëveshje qëndron dhe deri në përfndim të gjithë këtij procesi, jemi duke shqyrtuar draftin të cilin e ka bërë oferta e LDK-së”.

“Kryesia e AKR-së është duke shqyrtuar, duke diskutuar çdo vendim ose propozim dhe jemi në rrugë të një marrëveshje”.

“Ne kemi postin e kryeparlamentarit dhe presidenti në mandatin e duhur, që të mbështetet nga LDK. Jemi duke biseduar për ministritë dhe të gjithë e dinë se ne kemi pjesën kryesore të zhvillimit ekonomik”.

“Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet apo propozimet që kanë ardhur nga partitë e tjera dhe në fund do të dalim me një vendim konkret”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme