Bahtiri: Marrëveshja e Ujmanit nuk është në nivelin që do të duhet

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar disa marrëveshje, në mesin e së cilës është edhe që të dyja palët të bien dakord të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjekte të tjera të përshtatshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit të Ujmanit si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.

Për të cilën marrëveshje kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se marrëveshja nuk është në nivelin më të mirë dhe se do të duhet më parë të bëhej një analizë më e thellë.

Bahtiri për KosovaPress tha se njëherit do të duhet të shihet plani i fizibilitetit, por megjithatë thotë se do të ishte jo e duhur që Serbia të jetë aksionare në Kosovë.

“Marrëveshjen jam duke analizuar dhe nuk mundem me dalë me një koment. Marrëveshja e Ujmanit nuk është në nivelin që do të duhet të ishte. Është dashtë të bëhet një analizë më e thellë për me mujt me ardh në gjëra konkrete. E pashë marrëveshjen e Ujmanit por duhet të shohim planin e fifizibilitetit pastaj në bazë të fizibilitetit të shohim sa është aksion. Aksionar në pronën e Kosovës ëhstë shumë palidhje”, tha Bahtiri.

Të ngjashme