Bahtiri: Megjithatë koalicioni LDK-AKR do t’i fitojë zgjedhjet

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 02:34 | Nga

Agim Bahitiri, nga Aleanca Kosova e Re (AKR), beson se koalicioni i nënshkruar nga partia e tij dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit, pavarësisht arritjes së koalicionit të madh PDK me 13 parti, në mesin e tyre edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Jam i bindur se koalicioni ndërmjet LDK-AKR do t’i fitojë zgjedhjet – Hoti bindshëm fitues”.

Bahtiri, ka thënë se i uron fat Ramush Haradinajt, partia e të cilit lidhi koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“I uroj fat Haradinajt, të cilin e kam shumë mik, por sot e ka bërë rreshtimin e gabuar”, ka thënë Bahtiri për Ora e Fundit në Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme