Bahtiri nga Mitovica: Situata në veri duhet të jetë e qetë

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 17:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur rreth arrestimeve të sotme në Mitrovicën e Veriu.

Bahtiri ka komentuar gjendjen e sigurisë në vend.

Ai ka thënë se situata duhet të jetë e qetë ngase është vetëm duke u zbatuar ligji.

Sipas tij, nuk mund të flitet për fajtorin derisa të flet drejtësia, raporton EO.

“Situata në veri duhet të jetë e qetë për arsye se nuk duam asgjë tjetër pos të zbatohet ligji në gjithë pjesët e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe veriun. Ne nuk po themi se kush është fajtor derisa të flet drejtësia, por secili prej atyre që është i dyshuar duhet të arrestohet dhe të del para drejtësie pavarësisht se kush është ai dhe në cilën gradë të politikës apo të fuqisë, ai duhet të jetë ne nivel të duhur dhe ti paraqitet drejtësisë në mënyrë legale pa përfundime të tjera që dikush mendon ti keqkuptojë kundër serbëve në veri. Ata janë qytetarë tonë, është shteti ynë”, ka thënë Bahtiri.

Të ngjashme