Bahtiri: PDK – LDK koalicion në Mitrovicë, mezi pres zgjedhjet për t’ua treguar vendin

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka thënë se PDK dhe LDK, kanë arritur koalicion.

Sipas tij, votimi dhe sinkronizimi i fjalimeve në seancën e Kuvendit, lidhur me 4 ndërmarrjet publike e dëshmon më së miri këtë.

Bahtiri në një postim në “Facebook”, ka shkruar se i pret pa durim zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen vitin e ardhshëm, siç ka thënë ai për t’ua treguar vendin, raporton EO.

Postimi i plotë i Bahtirit

Urime koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë!

Edhe pse e kam shqyrtuar gjatë mundësinë e tërheqjes nga politika për t’u kthyer te familja në Holandë, pazaret dhe intrigat e PDK-së dhe martionetës së saj, LDK-së, më kanë bindur se duhet të rikandidohem për kryetar për mos t’i lënë këto dy parti mashtruese dhe zhvatëse të kthehen në krye të komunës sikur para 2013-së.

Mezi pres vitin e ardhshëm të ju shoh në fushatë dorë për dorë, por së bashku me qytetarët e m’i do t’ua tregoj vendin sikur herën e kaluar.

Fjalimet e juaja të sinkronizuara dhe votimet e juaja të përbashkta për t’i kapur 4 ndërmarrjet publike komunale dje në seancën e Kuvendit Komunal, e dëshmojnë më së miri lidhjen e koalicionit mes grupeve tuaja parlamentare.

Pavarësisht kësaj, mos të mendon dikush se mund ta pengoj e ndryshoj vizionin tim për të qeverisur me duar të pastra.

Të ngjashme