Bahtiri: Për marrëveshjen me PAN-in fajtor Isa Mustafa

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 18:22 | Nga

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka qenë një nga emrat më të lakuar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PAN-it dhe partisë së ti pasi ai ishte shprehur vazhdimisht kundër një marrëveshjeje të tillë.

Por Bahtiri thotë se ndjehet shumë mirë dhe nuk ka asnjë siklet.

“Nuk jam në asnjë siklet, ndihem jashtëzakonisht mirë, kurrë më mirë nuk jam ndier, edhe pas të gjitha zhvillimeve që kanë ndodhur dhe atyre që do të ndodhin”.

Bahtiri që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës e ka arsyetuar marrëveshjen me PAN-in si një hap që duhej të bëhej.

Por ai ka fajësuar për një gjë të tillë Isa Mustafëm.

“Unë nuk them që është bërë mirë, është bërë më e mira e mundshme, ne edhe personalisht unë, kam rezistuar që të mos ndodhë kjo. Ndodhi sepse partneri ynë, e fajësoj Isa Mustafën, sepse ia kemi dhënë të gjitha mundësitë që të lëvizë pëprara, për të çuar PDK-në në opozitë”.

“Nuk kemi gjetur mundësi për të dalë nga kjo situatë, asnjë mundësi nuk na është dhënë që do të dalim nga kjo krizë, kam shteruar bisedat me secilin lider”.

“Kam falënderuar Kadri Veseli që i tha në Kuvend Albin Kurtit në Kuvend bëj 61 vota, e kam thirr zotëri Kurtin dhe i kam thënë ec përpara, kam biseduar edhe me të tjerët”.

Por Bahtiri që ka fajësuar të parin e LDK-së, nuk e ka bërë me faj, Albin Kurtin.

“Albin Kurti është më sa paku i fajshëm këtu sepse Albin Kurti ka qëndrimet e veta. Ne kemi mundur të përkrahim Albin Kurtin për kryeministër dhe kjo nuk ndodhi, faji është kryesisht i Isa Mustafës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme