Bahtiri: VV-ja do t’i marr më shumë se 65% të votave në Mitrovicë

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se partia e tij, Vetëvendosja, do të arrijë të grumbullojë 65% të votave vetëm në rajonin ku qeveris ai.

Bahtiri këto komente i ka bërë në ‘Facebook’, pas takimit me strukturat e LVV’së në degën e Mitrovicës. Sipas atij, ata shprehën gatishmëri për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, raporton Gazeta Express.

“Së bashku u dakorduam që të mobilizohemi në çdo fshat e çdo lagje, në mënyrë që në zgjedhje të arrijmë fitore më të lartë se 65% të votave në Mitrovicë”, ka potencuar Bahtiri.

Ai ka thënë tutje se fitorja e VV-së është e domosdoshme.

Vetëvendosja ende nuk e ka përcaktuar kandidatin për kryetar në zgjedhjet e radhës në Komunën e Mitrovicës, pavarësisht se në krye të komunës qëndror një anëtar i tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme