Bajqinovci dhe Gashi përplasen për rastin e Haki Rugovës

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka folur mbi rastin e arrestimit të kryetarit të Istogut Haki Rugova, gjatë seancës plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Bajqinovci tha se konferenca e kreut të LDK-së mbi këtë çështje është “sulm brutal kundër sistemit të drejtësisë”.

E sipas tij, nga ana tjetër kërkesa për trajtim të lëndës së tij nga Prokuroria Speciale do të thotë se LDK-ja po e kërkon një gjë të tillë me një tendencë.

“Ishim dëshmitar kur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, organizoi një konferencë lidhur me arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie që qeveris me vendin, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe veprave të tjera penale që lidhen me korrupsion. Në 2 minuta të asaj konference që Isa Mustafa kishte ndarë për vete për të sulmuar në mënyrën më brutale sistemin e drejtësisë, e veçanërisht sistemin prokurorial, theksoi dy çështje që duhet veçuar. E para ai tha se sistemi prokurorial duhet të qëndroj larg politikës, e dyta kërkoi që rasti i Haki Rugovës të trajtohet nga Prokuroria Speciale e jo nga ajo Themelore në Pejë, që është duke e trajtuar rastin”.

Sipas Bajqinovcit kërkesa për trajtim nga Prokuroria Speciale po bëhet sepse ai është “vendi ku Haki Rugova duhet të hetohet për të mos u hetuar.

“Pse LDK-ja kërkon që ky rast të shkoj në Prokurori Speciale, apo pse ish këshilltari i një ministre të LDK-së sot e udhëheq atë Prokurori e udhëheq atë apo si është puna”, tha ai.

E, Bajqinovcit i ka reaguar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Parafolësi ishe pak i emocionuar e kishte marr me pasion të tepruar jetën e deputetit dhe urdhrat e partisë, por gjithsesi institucionet e drejtësisë dhe shteti i së drejtës janë institucione të pavarura, prandaj mendoj se instrumentali imi politik, qoftë ai në nivel Kuvendi apo në nivele të tjera është i paarsyeshëm”, është shprehur Gashi.

Ai ka thënë se është shqetësues se si po realizohen “betejat” politike.

“Kjo që po dëgjojmë këtu është thjesht një konstruksion politik me qëllim të përfitimit momental, por në fund të fundit e vërteta del dhe betejat politike shpresoj që nuk do të shndërrohen në instrumente ligjore, do të bahen instrument i institucioneve dhe titullar i institucioneve”, ka theksuar Gashi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme