Bajqinovci: Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Agim Veliu, po e bëjnë horë Kosovën duke i’u nënshtruar Serbisë

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se është ofendim i madh për popullin dhe shtetin e Kosovës, t’i thuhet qytetarëve se ‘zgjedhjet në dy komuna të Kosovës, nuk po i mbajmë për shkak të rrezikut nga pandemia’, e në anën tjetër të lejosh Serbinë të mbajë zgjedhje në Kosovë.

Sipas Bajqinovcit, Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët e tij, Isa Mustafa dhe Agim Veliu përveçse i privojnë qytetarët e Kosovës nga e drejta për të zgjedhur institucionet e pushtetit lokal, po e bëjnë horë Kosovën duke ju nënshtruar çdo kërkese të Serbisë.

Shkrimi i plotë:

Është ofendim i madh për popullin dhe shtetin e Kosovës, t’i thuhet qytetarëve se ‘zgjedhjet në dy komuna të Kosovës, nuk po i mbajmë për shkak të rrezikut nga pandemia’, e në anën tjetër të lejosh Serbinë të mbajë zgjedhje në Kosovë.

Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët e tij, Isa Mustafa dhe Agim Veliu përveçse i privojnë qytetarët e Kosovës nga e drejta për të zgjedhur institucionet e pushtetit lokal, po e bëjnë horë Kosovën duke ju nënshtruar çdo kërkese të Serbisë.

Presidenti i shtetit veç për ta shpëtuar bashkëpuntorin e tij nga humbja në Podujevë, i privon qytetarët e vet nga e drejta për të votuar, në anën tjetër Kosova i lanëson pamjet e zëvendëskryeministrit të vet, duke votuar në territorin e saj, por në zgjedhjet e një shteti tjetër.

Të ngjashme