Bajqinovci: Hoti nuk është kryeministër, është asistent ekzekutiv i Thaçit

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka quajtur Kryeministrin Avdullah Hoti, asistent ekzekutiv të Hashim Thaçit.

Në seancën e sotme për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Bajqinovci ka hedhur akuza drejt ekzekutivit qeverisës, ndërsa ka thënë se Avdullah Hotin e sheh kryeministër.

”Ai nuk është Kryeministër, Avdullah Hoti është asistent ekzekutiv i Hashim Thaçit”.

”Ia mban çantën Hashim Thaçit”, është shprehur Bajqinovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme