Bajqinovci jep shenja se koalicioni VV-LDK është afër

Prishtinë | 01 Shk 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka dhënë shenja se koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës është afër.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Kosova do ta ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit.

Sipas tij, garanci e këtij ndryshimi do të jenë Lëvizja Vetëvendosje me kryeministrin Albin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partnere.

“Kosova do ta ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit. Garanci e këtij ndryshimi do të jenë Lëvizja Vetëvendosje me kryeministrin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partneri ynë që së bashku e kemi plasuar projektin e ndryshimit dhe po së bashku jemi votuar”.

“Kosova do të ketë kryeministër e ministra që gërshetojnë dije dhe dashuri për vendin, kulturë institucionale e njerëzore, qëndrueshmëri në bindje rreth vlerave perëndimore e euroatlantike të cilat ne do t’i zbatojmë e do t’i jetësojmë në çdo ditë të punës tonë”.

Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit. Garancë e këtij ndryshimi do të jenë…

Gepostet von Mefail Bajqinovci am Samstag, 1. Februar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme