Bajqinovci: Kosova e ka vetëm një adresë nga ku rrjedhë mandatari dhe bartësi i formimit të institucioneve, fituesin e zgjedhjeve

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ua ka bërë të qartë partive tjera që nuk do të kenë asnjë shancë për ta ndalur ndryshimin në Kosovë.

Bajqinovci përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ka thënë se edhe Kushtetuta e thotë qartë që mandatarin për formimin e qeverisë e ka vetëm ai që i ka fituar zgjedhjet.

Ky reagim i Bajqinovcit ka ardhur pas deklarimeve të sotme të presidentit Thaçi, i cili ka lënë të hapur mundësinë që ta mandatojë ndonjë parti tjetër për formimin e qeverisë së re.

Ky është postimi i plotë:

Kosova e ka vetëm një adresë nga ku rrjedhë mandatari dhe bartësi i formimit të institucioneve: fituesin e zgjedhjeve. Kështu thotë demokracia, kështu thotë Kushtetuta por kështu nuk mendon dhe nuk ka dëshirë oligarkia. Megjithatë, zot i këtij vendi është dhe përjetësisht do të jetë Populli i Kosovës, i cili, më 6 tetor ka votuar ndryshimin, ka votuar opozitën dhe ka votëbesuar Albin Kurtin njeriun që ka marrë vota më së shumti që dikush ka arritur ndonjëherë të votohet. Mund të vonohet por asaj që i ka ardhë koha, nuk ka establishment politik e oligarkik, i krijuar nga të gjitha partitë që e kanë (keq) qeverisur Kosovën deri më sot, që mund ta ndalë ndryshimin. Sa më shumë që dikush i vihet popullit përballë veç e rëndon gjendjen e tij. c

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme