Bajqinovci për Mustafën: Qeveria Kurti nuk e ka shkelë Kushtetutën në kohën e pandemisë

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratës së Isa Mustafës, kryetarit të LDK-së në të cilën thoshte se Qeveria në detyrë e Kurtit e ka shkelur Kushtetutën dy herë.

Bajqinovci i drejtohet Mustafës duke i thënë se Qeveria Kurti nuk e ka shkelë Kushtetutën në kohën e pandemisë.

“Ngo Isë, të jesh i sigurt që populli ynë që ka luftuar aq shumë për liri, pavarësi, shtet e Kushtetutë e të drejta kurr nuk e përkrahë një Qeveri që e shkelë Kushtetutën. Pra as Qeveria Kurti nuk e ka shkelë Kushtetutën në kohën e pandemisë”.

“Ise, shefi yt Hashimi, përmes vulës së Gjykatës ka thënë se Qeveria e ka shkelë Kushtetutën. E në të vërtetë, ashtu siç dekreti presidencial rishkrues i Kushtetutës është antikushtetues, po aq edhe veprimet e Qeverisë për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve kanë qenë absolutisht të mbështetura në Kushtetutë”.

“Prandaj prof, populli nuk po u beson juve, e as institucioneve të drejtësisë që i keni kapur. Kaq e thjeshtë është prof. Shnet”, ka shkruar Bajqinovci në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme