Bajqinovici: Ajo çfarë nuk ka çertifikim të votës së LDK-së, është kthimi i kësaj partie në marionetë të Hashimit

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas deklaratës së Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit, kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Bajqinovci deklaroi se ajo çfarë nuk ka çertifikim të votës së LDK-së, është kthimi i kësaj partie në marionetë të Hashim Thaçit

“Mbrojtja më e mirë? Sulmi. Nga llogorja e Thaçit, nën kompleksin e defatorit të Thaçit, sulmon tjetrën si bashkëpunëtorë të Vetëvendosjes në kohen kur ky bashkëpunim ka pas vetës çertifikimin e votuesve të LDK’së”.

“Ajo çfarë nuk ka çertifikim të votës së LDK’së, është kthimi i kësaj partie në marionetë të Hashimit. I dëshpëruar se është zbuluar si violina e parë marionetave të Hashimit, shpërndanë sulme majtas e djathtas pa kurrfarë logjike”, ka shkruar Bajqinovi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu e ka quajtur bashkëpartiaken e saj Vjosa Osmanin, përkthyese të Hashim Thaçit, duke thënë  se ajo është e paguximshme pasi nuk kandidoi asnjëherë në Mitrovicë, komunën e saj prej nga vjen.

Të ngjashme