Bajram Hasani nga AAK: Do të fokusohem në zhvillimin ekonomik

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Bajram Hasani nga koalicioni AAK-PSD tha se ky koalicioni do të jetë edhe fituesi i zgjedhjeve për shkak të programit qeverisës.

“Lëvizja ime drejt Aleancës ka qenë për shkak të përvojës sime gjatë qeverisjes dhe përvojës së sinqertë që kamë pasë me Haradinajn. Puna praktike, kërkesat e tij, natyra e bashkëpunimit dhe e punës me ka bërë që t’i besojë atij”.

“Me qytetarët që takohem çdo ditë kërkesa e tyre është për zhvillim ekonomik. Qeverisja e Haradinajt është më dinamik më të madhe gjatë luftës”.

“Kjo qeverisje ka marë vendime të rëndësishme. Mendoj tani se është edhe një referendum që qytetarët t’i thonë po veprimeve që ka ndërmarrë Haradinaj siç janë vendosja e taksës, ushtria, statuti i Trepçës, Ligji i Pagave dhe shumë të tjera”.

Hasani në Magazina Zgjedhore ka shpalosur edhe disa nga pikat e programit të tyre duke thënë se ka në plan zhvillimin ekonomik.

“Ne mendojmë që gjatë këtij mandati Trepça do të aktivizohet me kapacitete të plota. Paga minimale që është 250 euro që të bëhet 350. Dy vitet e para të ketë një rritje 6% dhe pjesa e dytë e mandatit në 8%”, krijimi i ambientit të bërit biznes”.

“Por pse dikush të vjen e të bëjë biznes kur ne flasim për ndarje të Kosovës këto janë problemet dhe duhet mbyllur. Kjo mbyllet vetëm kur Serbia e sheh që ka përballë një lider. Jam i bindur se sa herë të lëshohet pe ndaj Serbisë zgjatet procesi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme