Bajram Hasani pranon detyrën e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 16:13 | Nga

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) u bë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të deritanishëm Valentin Toçi dhe ministrit të porsazgjedhur Bajram Hasani.

Ministri i deritashëm Valentin Toçi ia dorëzoi detyrën ministrit të porsaemëruar Bajram Hasanit.

Ministri Toçi, me rastin e dorëzimit të detyrës, i uroi ministrit Hasani detyrën e re, duke e njoftuar për projektet e realizuara dhe ato që pritet të realizohen, si dhe për planet që i ka kjo ministri.

Ndërsa, ministri i ri, Bajram Hasani e falënderoi ministrin Toçi për prezantimin e projekteve të realizuara gjatë mandatit të tij dhe tha se do të përkushtohet për të arritur progres në fushat që ndërlidhen me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Të ngjashme