Bajrami jep dorëheqje nga Nisma

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefja e grupit parlamentar dhe anëtarja e kryesisë së Nismës, Valdete Dushica, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi  në Facebook.

Postimi i plotë i saj:

Të nderuar miq,

Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në kuvend, qeveri dhe në parti me një angzhim të palodhshëm, përkushtim dhe mbi të gjitha sakrificë,  kalum periudha të rënda por edhe të sukseshme. Po ashtu, fal Nismës kam njohur shumë djem e vajza, burra e gra punëtor e të gatshëm të kontribojnë për zgjerimin e frymës socialdemokrate e që në rrethana tjera nuk do ta kisha pasur mundësin t’i njoh kurr.

Falemnderit secilës e secilit për angazhimin dhe përkrahjen tuaj. Gjithashtu, dua të falenderoj Kryetarin Limaj që për këto 7 vite jo që ka qenë Kryetar i Partisë por edhe një mentor për mua në politikë.

Unë më nuk do të jem pjesë e Nismës.

Nismës e Kryetarit Limaj i uroj suksese në rrugëtimin politikë dhe gjithë aktivisteve e aktivistëve falemnderit për përkrahje e shumë suksese tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme