Bajrami kritikon Programin e Qeverisë: Masat për shtesa i ka vetëm për përfitime të votave

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, tha se Qeveria masat për shtesa i ka vetëm për përfitim të votave, raporton Ekonomia Online.

Në Kuvend, kryeministri Albin Kurti shpalosi para deputetëve Programin e Qeverisë së tij.

Këtë Program, e ka kritikuar Bajrami duke thënë se masat e tyre janë në kundërshtim me vendimet e tyre.

“Vetëm shtesat ju kushtojnë 60 milionë euro në vit çka me masat e tjera, këto masa nuk janë sociale dhe janë në kundërshtim me vendimet e juaja të para. Sa i përket rimëkëmbjes ekonomike nuk ka kosto buxhetore s’ka institucione përgjegjëse për efektet e masave që mund t’i merrni, dhe sot rimëkëmbja bëhet përmes vaksinimit”.

Të ngjashme