Bajrami: Kurti është opozitë e vetvetes

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 13:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se 300 mijë fëmijë janë në shtëpi me fajin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ajo i ka thënë Kurtit se është opozitë e vetvetes, duke shtuar se nuk po i përkrahin grevat por kërkesat legjitime të mësimdhënësve.

“Në një nga prononcimet e juaja keni thënë që ne jemi opozitë e dobët, mund të jemi krahasuar me ju që keni qenë në opozitë sepse opozitën më të fortë, ti e ke veten. Ka qarkulluar videoja me Rrahman Jasharajn të cilit para disa vjetëve ti i ofroje mbështetje”, ka thënë ajo.

“Kjo është tepër negative për të ndodhur në një shtet. E pritem me padurim takimin tuaj me SBAShK-un, por ajo çka pamë ishte që ju kryeministër u kishit raportuar për vendime që SBAShK-u tashmë i dinte. Ne nuk po i përkrahim grevat, por kërkesat legjitime të mësimdhënësve. Sepse sipas Bankës Botërore kemi inflacion 19 për qind dhe me kërkesën prej 100 eurosh kjo është në proporcion madje kërkesë më e vogël krahasuar inflacionin. Ne i përkrahin kërkesat”, ka thënë ajo.

Të ngjashme