Bajrami: LDK sot iu dha shembull të gjitha partive

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot kjo parti me mbajtjen e kuvendit zgjedhor të saj ka dëshmuar pjekuri politike.

“Urime qytetarë, urime Kosovë, urime LDK për Kryetarin Isa Mustafa. Lidhja Demokratike e Kosovës dëshmoi pjekuri, maturi, fuqizim dhe fitore me zgjedhjen e Isa Mustafës edhe për një mandat në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

“Lidhja Demokratike e Kosovës edhe sot iu dha shembull gjithë partive tjera”.

“Sot është fundi i PAN-it, fundi i partive që zhvatën Kosovën me keqqeverisje, krim e korrupsion”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme