Bajrami: Nisma vazhdon të jetë në PAN

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 14:51 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se Nisma për Kosovën do të vazhdojë të përkrahë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Ndërsa ka thënë se deklarata e saj për ndarje nga grupi parlamentar PAN është “keqinterpretuar” nga mediet.

“Dua të komentoj deklaratën time që realisht e keni keqinterpretuar. Nisma vazhdon të jetë në PAN dhe do ta përkrahim fuqishëm kandidimin e zotit Haradinaj për kryeministër. Ne në momentin që do të konstituohet Kkuvendi do ta votojmë për kryeministër. Prandaj besoj që kjo tashmë është e qartë për gjithë opinionin dhe për të gjithë qytetarët”, ka thënë ajo.

E pyetur se a do të vazhdojnë të jenë në një grup parlamentar, Bajrami ka thënë se vazhdojnë të jenë në PAN duke thënë “shihemi në të ardhmen”.

“Ne veç deri tash para se me përfunduar i gjithë numërimi i votave e kemi një rezultat ku kemi dalë me 8 deputet dhe shpresojmë që këta deputetë të certifikohen të gjithë. Ne vazhdojmë të jemi pjesë e PAN-it dhe shihemi në të ardhmen”, ka përfunduar ajo.

Ajo shprehet e bindur që nuk do të ketë kandidat tjetër për kryeministër përveç Ramush Haradinajt.

“Unë nuk dua të flas diçka që nuk e pres me ndodh, pres që zoti Haradinaj do të votohet nga të gjithë deputetët dhe të jetë kryeministër i Kosovës dhe besoj që nuk do t’i mungojë asnjë votë.

Bajrami më herët deklaroi se “Kryetari Limaj qysh gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se deputetët e Nismës për Kosovën do të funksionojnë si grup parlamentar në vete”.

Megjithatë ajo pretendon se kjo deklaratë e saj nuk u kuptua drejt nga mediet.

Të ngjashme