Bajrami: Po favorizohen universitetet private, s’po akreditohen programet në universitetet publike

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë (KSH),  që po vonohet në akreditimin dhe ri-akreditimin e disa programeve në universitet publike në Kosovë.

Bajrami tha se kjo është hera e parë që në muajin korrik nuk është hapur konkurs për pranimin e studentëve të rinj.

“Është hera e parë që në muajin korrik nuk ka konkurs për pranim të studentëve në universitetet publike. Anëtarët e KSHC-së me procedurë urgjente i pat miratuar shumica parlamentare me 17 qershor. Ata patë deklaruar se mungesa e kuorumit në KSHC e paralizon sistemin e arsimit publik. Ajo çfarë kemi lexuar në media është se janë bllokuar 94 programe në UP dhe po aq programe në universitet e tjera publike. Kjo zvarritje në KSHC i ka paralizuar universitete publike që nuk po munden që të regjistrojnë studentë të rinj”.

Më tutje, Bajrami tha se KSHC-ja me qëllim e ka bllokuar vendimmarrjen për të favorizuar universitetet private karshi atyre publike.

“KSHC dhe të dërguarit e juaj në këtë Këshill me qëllim e kanë bllokuar vendimmarrjen në këtë institucion vital të shtetit për të favorizuar universitet private në kurriz të universiteteve publike. Jo vetëm që është e jashtëligjshme por është edhe e rrezikshme”.  

“Nëse KSHC ndërhynë në raportet e ekspertëve ndërkombëtarë kjo do të ketë edhe një goditje për anëtarësimin në ENQA dhe EQAR dhe përgjegjësia do të mbetet tek ky Kuvend që i votoi këta anëtarë”. 

Të ngjashme