Bajrami: Po presim që shumë shpejt të nënshkruhet marrëveshja me VV-në

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 14:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës ka vazhduar regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Deputetja Hikmete Bajrami që u regjistrua për herët të katërt si deputete falënderoi të gjithë votuesit për besimin e dhënë. Ajo tha se deputete u bë me vota të qytetarëve, pa kuotën gjinore.

“Po në fakt është hera e katërt sot që u regjistrova, po zgjidhem për herë të katër deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës pa kuotën gjinore. Falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, po shpresoj që ka me qenë një legjislaturë funksionale, e cila ka me punua në interes të qytetarëve”, tha ajo për EO.

Bajrami tha se vendin tonë e presin shumë sfida, ndërsa pret që shumë shpejt të arrihet marrëveshja me VV-në për bashkëqeverisje, por nuk tregon se kur.

“Vendin tonë e presin shumë sfida në fakt është në një gjendje jo të mirë ekonomike, politike, kështu që besoj se kemi mjaft për të bërë. Ju e dini që ka pasur disa takime, është harmonizuar komplet programi. Nuk kam informata nëse ka takime të cilat janë të dakorduara gjatë kësaj jave, po presim shumë shpejt që marrëveshja të nënshkruhet, edhe të konstituohet Kuvendi dhe qeveria e Republikës së Kosovës”, tha ajo pasi u regjistrua si deputete e re e legjislaturës së shtatë.

Gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës u regjistruan edhe deputetë të tjerë.

Të ngjashme