Bajrami: Pse s’po realizoni premtimet me të cilat i keni marrë votat?

Prishtinë | 17 Kor 2022 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në facebook ka publikuar një dokument, propozim rezolutë nga Mimoza Kusari Lila, deputete e VV-së.

Bajrami ka shkruar se sipas VV dhe Qeverisë çmimet janë rritë për shkak të abuzuesve e jo për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

“Mos harroni, keni marrë 51% të votave, ju kanë votuar edhe ata që sot po i quani abuzues. Mirëpo, abuzimi më i madh në një demokraci është ajo çka jeni duke bërë ju, po abuzoni me votën që keni marrë.

Pse s’po realizoni premtimet me të cilat i keni marrë votat?”


“Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për MIELLIN?

Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për VAJIN?

Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për QUMSHTIN?

Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për SHEQERERIN?

Këto mashtrime dhe këto premtime do të ndëshkohen nga votuesit. Kemi shembuj plot dhe rasti i fundit te zgjedhjet lokale ku partia në pushtet mbeti VEÇ me katër komuna!”

Të ngjashme