Bajrami: Të fillojë mësimi ose Qeveria të dorëhiqet

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 00:02 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se deri ditën e martë, ose duhet të fillojë mësimi, ose Qeveria e Ramush Haradinajt duhet të japë dorëheqje.

“Nesër arsimi po hyn ne javën e tretë të grevës, ju se bashku me zëvendësit, 22 ministrat dhe 80 zëvendësministrat duheni urgjent me u taku me SBASHK-un. Ky takim duhet me zgjatë derisa të arrini marrëveshjen për fillim të mësimit”.

“Të martën duhet me fillu mësimi ose Qeveria duhet me dhanë dorëheqje, pasiqë as detyrat e shtëpisë s’po arrini me i kry”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Reagimi i Bajramit vjen pasi nesër greva në arsim hyn në javën e tretë, për më tepër SBASHK-u përmes një njoftimi dërguar orët e vona të së dielës ka përsëritur se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Të ngjashme