Bajrush Hoti, kandidat i LDK-së për kryetar të Malishevës

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Bajrush Hoti është zgjedhur nga LDK-ja kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës.

Është vet Hoti që këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka shkruar se beson se do të organizohen që të garojnë sa më seriozisht në zgjedhjet e tetorit.

Postimi i tij:

Dega e LDK-së në Malishevë në mbledhjen e mbajtur sot më datë 28.06.2021 në rend dite kishte:

Kandidatin për kryetar Komune në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Kryesia e degës votoi unanimshit për mua që të jem kandidat për kryetar komune.
Falënderoj kryesinë e degës së LDK-së në Malishevë për besimin e dhënë që unë të jem kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës.

Besoj fuqishëm se bashkarisht me kryesinë e degës,kryetarët e nëndegëve,të dy forumet,antarësinë e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës do të organizohemi sa më mirë që të garojmë seriozisht për zgjedhjet lokale.

Me respekt,

Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë

Bajrush Hoti.

Të ngjashme