Balaj-Halimaj: KFOR-i do të duhej të njoftonte për patrullimin në Karaçevë

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 13:59 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Patrullimi i një grupi të pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe të shoqëruar edhe nga pjesëtarë të KFOR-i në Karaçevë të Kamenicës, shkaktoi shqetësim te banorët e kësaj ane, por edhe u shoqëruar me reagime në Prishtinë.

Mjaftoi një sqarim i KFOR-it përmes një komunikate për media që patrullimi ka qenë i përbashkët që të kthehet normalitetit.

Por për operacione të tillë brenda territorit të Kosovës, KFOR-i duhet të ketë dakordim me institucionet përgjegjëse, tha në një intervistë për Ekonomia Online, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj.

Sipas saj, kjo do të ndikonte që të mos krijohej panik të qytetarët, por edhe të mos rrjedhin deklarime të ndgushme se cka do të mund të ndodhte.

“KFOR-i do të duhet të dakordohet ose do të duhet të njoftonte organet kompetente tona që një patrullim i tillë po bëhet andej me pjesën e serbe dhe ne të ishin të informuar”.

“Prandaj gjithçka që do ta kishte informacionin e duhur në kohë të duhur nuk do të krijonte edhe panik, por edhe të deklarata ndoshta të ngutshme nga një palë ose pala tjetër”.

Fillimisht ajo thotë se ky veprim është konsideruar si provokim, për çka edhe nëse do të ishte i tillë do të detyronte institucionet të reagonin shumë më ashpër, raporton EO.

“Në shikim të parë është dukur si një provokim i cili bëhet ndonjëherë nga ana serbe, por pas deklarimit të KFOR-it që ajo ka qenë një pjesë e përbashkët ose një patrullim i përbashkët me xhandarmerinë serbe, ka qenë një lehtësim edhe për pjesën qytetare atje edhe për pjesën tonë për shkak se nëse nuk do të kishin një dakordim total me KFOR-in normalisht që ne do ta shihnim si një provokim, i cili ndoshta do kthehej ose do të detyronte të reagonim ndoshta shumë më ashpër”.

Ajo ka sqaruar se kanë marrë si Qeveri i kanë marrë të gjitha të dhënat sa i përket atij patrullimi të përbashkët.

“Kemi qenë në koordinim edhe me kryeministrin dhe me ministrin e punëve të Brendshme, ministri atje ka zhvilluar një takim me KFOR-in dhe i kemi marrë të gjitha të dhënat sa i përket atij patrullimi të përbashkët”.

Balaj-Hamiaj më tej ka shtuar për Ekonomia Online se qytetarët nuk duhet që të ndihen të shqetësuar ngase Qeveria do të ofronte ndihmën e saj me çfarëdo mundësie.

“Ndërkohë që qytetarët nuk kanë nevojë të ndihen të shqetësuar për këtë sepse janë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës së Kosovës, po edhe ne si Qeveri të cilët do t’i dilnim në ndihmë me çfarëdo mundësie”.

Të ngjashme