Balaj-Halimaj sot në Shqipëri, dakordohet për takimin e radhës të qeverive në Shkodër

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Zëvendeskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj do të zhvilloj sot një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Më këtë rast ajo do të takoj homologun e saj zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe.

Agjenda e zëvendëskryeministres Balaj- Halimaj ndërlidhet me mbledhjen e dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.

Ndryshe, Albulena Balaj- Halimaj është caktuar në pozitën e koordinatores së Kosovës për mbledhjet e dy qeverivë. Koordintaor kombëtar në qeverinë e kaluar Ishte kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Ky i fundit pati insistuar në realizimin e disa marrëveshje me Shqipërinë siç ishin: Marrëveshja për roming, njohja reciproke e patent shoferëve, pika doganore e Kosovës në Durrës ndër të tjera.

Të ngjashme