Balaj-Halimaj takohet me Zemajn, flasin për situatën me COVID-19

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj me të cilin kanë biseduar për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Balaj Halimaj përmes Facebook-ut ka shkruar se ministri Zemaj e ka njoftuar për donacionin e disa aparaturave nga OBSH që pritet të vijnë në Kosovë.

Postimi i plotë i saj:

Sot me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj biseduam për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në vend.

Biseduam për nevojën e domosdoshme për rritjen e kapaciteteve spitalore për të prekurit me koronavirus si dhe shtimin e numrit të testimeve.

Ministri më njoftoi se pas disa ditësh Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet t’i dhurojë Kosovës disa aparatura të cilat do të na ndihmojnë të shtojmë numrin e testimeve të qytetarëve me simptoma, si dhe të kontakteve të të infektuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme