Bali Muharremaj i Suharekës konfirmon mospjesëmarrjen në takim me Kurtin

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar mospjesëmarrjen në takim me Kryeministrin Albin Kurti.

Ky hap vjen pas thirrjes së Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës për të gjithë drejtuesit e komunave që ta refuzojnë këtë takim.

Thirrja siç është konfirmuar nga Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, vjen pas largimit të AKK-së nga komiteti për menaxhimin e pandemisë.

Kurti ka ftuar për këtë të martë në takim kryetarët e komunave për të diskutuar rreth situatës me COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme