“Ballkani Perëndimor të jetë i bashkuar në rrugën për në BE”

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 11:12 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) kanë organizuar tryezën me temën “Kosova në Evropë: Dhjetë vjet shtetësi e kontestuar në një fqinjësi të trazuar”.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert tha se Franca mbështet të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë synim Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, këto shtete ballafaqohen me sfida të përbashkëta dhe se Ballkani duhet të qëndrojë i bashkuar për të fuqizuar rrugën për në union.

“Shtetet e Ballkanit duhet të reformohen dhe të forcojnë sundimin e ligjit. Një perspektivë e qartë i është dhënë të gjitha shteteve në Samitin e Selanikut. Kjo perspektivë është përsëritur shumë herë. Ky proces ndërlidhet me iniciativën e Berlinit dhe është një proces që shkon drejt arritjeve për Ballkanin Perëndimor drejt BE-së që merren me çështje problematike”.

“Këto shtete ballafaqohen me sfida të përbashkëta, Ballkani duhet të qëndrojë i bashkuar për të fuqizuar lidhjet dhe për t`i sjell njerëzit sëbashku. Këto shtete duhet të bëjnë përpjekje të nevojshme të japin rezultatet konkrete që ndihmojnë hyrjen e këtyre shteteve në Bashkimin Evropian në mënyrë të arsyeshme”, ka shtuar Chabert.

Tom Adams, nga Ambasada e Britanisë në Kosovë, tha se Kosova ka shënuar progres në rritjen ekonomike.

Kur foli për Ballkanin Përendimor ai tha se ky do të jetë një vit i ngarkuar, por që duhet ende punë për të bërë sa i përket luftimit të krimit e korrupsionit.

“Nga Procesi i Berlinit ofrohet kornizë që i mundëson aleatëve më të mirë në Ballkan dhe të Kosovës të bëjnë përparim drejt kësaj rruge. Zotimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është i pathyeshëm afatgjatë dhe do të jemi të bashkuar në këtë mision. Do të jetë një vit i ngarkuar në rajon”.

“Samiti i Londrës do fokusohet në siguri, në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, partnerët e BE-së janë pajtuar që të ofrohet një destinacion më atraktiv për investitorë dhe për rrugë euroatlantike të këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor. Tri fusha të ndryshme dhe ta uroj Kosovën për përparimin e bërë”.

“Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në një ekonomi funksionalizuese dhe përafrimin e legjislacionit për në BE. Ka mekanizma institucion për të luftuar dukuritë e këqija kemi legjislacion për krim të organizuar. Kërkohet bashkëpunim më i madh i sigurisë në rajon për të krijuar besim dhe kapacitete”.

Gernot Pfandler, Ambasador i Austrisë në Kosovë, tha se Bashkimi Evropian ka një vullnet politik për t’I lëvizur përpara vendet e Ballkanit Perëndimor drejt saj.

“Kemi një përqindje të madhe të organizatave të interesuara për zhvillimin e rajonit dhe tani është Bullgaria, Austria, Rumania dhe mendoj se ekziston një vullnet politik nga ana e BE-së për t’i lëvizur disa gjëra përpara gjatë muajëve të ardhshëm. Kjo nuk është vetëm një përqindje nga BE-ja ne do ta bëjmë këtë së bashku me shtetet e rajonit, do ta bëjmë këtë edhe në Kosovë”, ka thënë Pfandler.

Piero Cristoforo Sardi, Ambasador i Italisë në Kosovë, tha se bashkëpunmi ekonomik rajonal dërgon drejt perspektivës së integrimeve evropiane.

“Ekonomia rajonale është një mënyrë për të rritur zotërimin dhe është diçka që është funksionale për perspektivën e integrimeve evropiane”, ka thënë Sardi.

Të ngjashme