Baraliu: Kurti ka qenë në dijeni për marrëveshje “sekrete”, s’ka bazë juridike shkarkimi i Thaçit

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 16:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pretendimet e kryeministrit Albin Kurti për “marrëveshjen sekrete” të nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi me NATO-n, sipas njohësit të Kushtetutës, Mazllum Baraliu, janë tema të njohura për opinionin publik.

Teksa flet për paralajmërimin e Kurtit se do ta dërgojë në Kushtetutë Hashim Thaçin, Baraliu në një intervistë për Ekonomia Online thotë se kjo marrëveshje është nënshkruar në kohën sa ai ka qenë kryeministër. Kësisoj, Baraliu mendon se kërkesa për shkarkim nuk ka bazë juridike.

“Duhet ta ketë parasysh qeveria e tanishme që Kushtetuta i njeh dy arsye dhe shkaqe të shkarkimit të Presidentit dhe ato raste janë. Atëherë kur Presidenti shkel rëndë Kushtetutën dhe vërtetohet kjo shkelje dhe kjo gjë nuk ka ndodhur në mandatin e tij si president, por sa ishte kryeministër i vendit”.

“Si president nuk mundet sepse do duhej që shkelja të bëhej gjatë mandatit dhe e dyta kërkesë për shkarkim të Presidentit bëhet kur ai ose ajo është e paaftë, vërtetohet nga konsiliumi i mjekëve përkatës që me sëmundje ose diagnozë konstatohet se është i paaftë për të ushtruar funksionet e Presidentit të vendit”, ka thënë Baraliu.

Madje, Baraliu, insiston se për këtë marrëveshje ka qenë në dijeni edhe kryeministri aktual Kurti, atë kohë si deputet opozitar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sa i përket pretendimeve të kryeministrit Kurti se ka shkelje dhe nuk është ditur, unë mund të them se kjo temë ka qenë e njohur madje edhe për opinionin publik dhe për mediet, që ekziston një kufizim për Forcën e Sigurisë së Kosovës që të kalojë në Veri dhe kjo është përsëritur disa herë, nga Beogradi dhe nga eksponentët e caktuar të forcave politike në vend, madje edhe përfaqësues të KFOR-it. Kështu, që nuk ka qenë diçka e re ajo marrëveshje”, ka thënë Baraliu.

Baraliu e sheh të natyrshme qasjen e Kurtit kësaj marrëveshje. Thotë se është ndryshe koha kur ka qenë në opozitë, e ndryshe tani kur është në krye të Qeverisë, raporton EO.

“Ndryshe është të jesh në opozitë e ndryshe në pozitë dhe padyshim që ajo mund të thuhet është se ne si qytetarë të ndershëm dhe të themi në qasje profesionale që kemi në politikën tonë dhe në funksionimin e institucioneve, është që Qeveria nuk mund të jetë duarkryq për qasjen e marrëveshjeve të cilat janë në kundërshtim me anti-kushtetues”, ka thënë Baraliu.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme