Bardhyl Meta apel VV-së: Ejani të shmangim bashkë Listën Serbe

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 17:33 | Nga

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Bardhyl Meta, ka ftuar partitë shqiptare të bëhen bashkë për arritjen e një konsesusi të përgjithshëm përfshirë edhe Vetëvendosjen, për t’iu dhënë zgjidhjeve çështjeve në interes të vendit.

Sipas ish-deputetit Meta, vetëm me bashkimin e forcave politike të partive shqiptare “do ta neutralizojmë njëherë e mirë, Listën Serbe”, siç është shprehur ai.

“S‘ka vend për komoditet të askujt, përderisa s’po arrijmë konsensus shqiptar për çështje të Demarkacionit, çështje e cila tejkalon caqet, siç është ta zëmë Liberalizimi!
– Tek Demarkacioni me Malin e Zi, fjala është në fakt kryekëput për shtetndërtimin, për përkufizimin (me vule ndërkombëtare) të kufijve të Republikës sonë – dhe natyrisht, edhe të përcaktimit gjeostrategjik definitiv e pa ekuivoke, kundër përpjekjeve dhe interesave Ruso-Serbe karshi Republikës së Kosovës!
– Dua të them se, unë besojë, se megjithatë, ka ende mjaft hapësirë, që në vend se Koalicioni Qeverisës të humbe kohë me nazet e Listës Serbe – të bisedojmë të gjithë bashkë, dite e nate – me VV-në – e të ofrojmë për te, garanci shtesë – ta zëmë, dy vende për ekspert të VV-së, në “Trupin e Përbashkët Punues”, i cili do t’i identifikojë dhe adresojë mosmarrëveshjet potenciale gjatë shënjimit të kufirit. Ky Trup, siç dihet, në mënyrë eksplicite, është i thirrur që (shprehimisht!), “të rishikojë dhe korrigjojë veçanërisht sektorët në drejtim të Çakorit dhe Kullës së Zhlepit””, ka shkruar ai në “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme