Bardhyl Meta ia kujton Vitisë dorëheqjen e Fatmir Rexhepit

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka thënë që dorëheqja është një akt moral që jepet vullnetarisht.

Kjo vjen pas zërave të shumtë të cilët gjatë ditës kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia.

“Dorëheqja si akt moral, epet vullnetarisht.  Varësisht nga kandari personal i ndërgjegjes, moralit apo etikës personale të Ministrit. Dorheqja, s’duhet lanë hapësirë që të kërkohet? Por epet menjëherë!”, ka shkruar Meta.

Ai ka kujtuar se si Fatmir Rexhepi ish-ministër i LDK-së, pati dhënë dorëheqje.

Fatmir Rexhepi: “Për shkak të situatës së krijuar dhe ngjarjes tragjike që ndodhi, personalisht e ndjej se është akt moral ndaj qytetarëve të Kosovës, familjeve Balaj e Xheladini, ndaj prindërve e familjes sime, projektit të përbashkët për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe stabilitetit në vend, që të ofroj dorëheqjen time nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme”, tha Fatmir Rexhepi.

“Akti i dorëheqjes, duhet të shërbejë si një shembull i demokracisë dhe akt moral për të gjithë ata që ndjejnë përgjegjësi, lidhur me ngjarjet e dhimbshme të shtunës së kaluar”!

Të ngjashme