Basha: Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK-së me gjenocidin e Millosheviqit

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

“Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të me gjenocidin e Millosheviqit”, tha Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Ky reagim i tij erdhi pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe luftëtarëve të tjerë, raporton Ekonomia Online.

“Jam i bindur se edhe ata, që nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK Kadri Veseli, ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi e luftëtarë të tjerë të UÇK-së, do t’i faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK-së për dinjitet njerëzor dhe liri, me masakrat dhe genocidin e ushtruar nga hordhitë kriminale të Millosheviqit ndaj popullsisë civile të Kosovës”, ka shkruar Basha në Facebook .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme