Basha i premtoi Hotit heqjen e taksës rrugore, i ofron përkrahje në dialogun me Serbinë

Tiranë | 03 Kor 2020 | 16:41 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përmbyllur vazhdën e takimeve në Tiranë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, raporton Ekonomia Online.

Shefi i ekzekutivit, njoftoi se mori zotimin e Bashës për heqjen e taksës rrugore me formimin e Qeverisë së re.

I pari i Qeverisë deklaroi se po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për planin për rimëkëmbjen ekonomike dhe luftimin e pandemisë.

“Biseduam për sfidat që kemi si qeveri në luftimin e pandemisë dhe planin tonë për rimëkëmbjen ekonomike. Qasjen që kemi ne nga situata e fundit. Morëm përkrahjen e PD-së”.

“Kemi ndarë të gjitha shqetësimet përfshirë taksën e rrugës dhe kam zotim që ajo taksë do të hiqet”.

Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, potencoi se Qeveria e re do të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe në dialog me Serbinë.

Basha foli edhe për situatën e fundit pas publikimit të aktakuzës, për të cilën tha se Kosova do t’ia dalë mban.

Kurse lidhur me vendimin për heqjen e taksës rrugore, Basha premtoi se do të jetë një ndër vendimet e para të Qeverisë për t’i dalë në ndihmë turizmit, raporton EO.

“Në emër të opozitës së bashkuar uroj punë të mbarë në misionin e tij. Diskutuam për një numër çështjesh të rëndësishëm. Sfidat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Kemi vullnet të qartë të qeverisë së re për përkrahje po ashtu edhe në dialog”.

“Shpreh bindjen time që Kosova do të ia dalë mbarë nga secila sfidë si  një shtet i fort. Diskutuam që qeveria të fokusohet në zhvillimin ekonomik. Me iniciativën e tij Kosova do t’ia dalë mbanë me mençuri dhe kuraje pavarësisht situatës”.

“Do të jetë një nga vendimet e para të Qeverisë së re për të ndihmuar turizmin në këtë kohë të vështirë”.

Hoti gjatë së premtes ka mbajtur një sërë takimesh pune me liderët politik të Shqipërisë.

Të ngjashme