Basha i VV-së: Skënder Hyseni dhe kasta e vjetër duhet të merren në mbrojtje nga UNESCO si specie të rralla

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LVV’së, Dimal Basha ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku është duke u diskutuar për dialogun me Serbinë, raporton Gazeta Express.

“Thaçi qashtu qysh ia ka bo Mustafës edhe ty asnjë minut s’ta falë. As Devollt s’janë tut bo hesap, paramendo sa të merr parasysh Vuciqi”, ka thënë Basha, teksa ka folur edhe për Skender Hysenin.

“Skender Hysenin as familja vet se ka votu, e ka nënshkru Zajenicën e Thaçit, ai ma mirë me pas apliku për naj pension, me ja dhonë naj harmonikë”, ka thënë ai.

“Skender Hysenin edhe kastën e vjetër është dashtë me i shti nën mbrojte të UNESCO’s si specie të rralla”, shtoi Basha.

Deputeti i LVV’së ka thënë se duhet zgjedhje të reja, e pastaj legjitimitet për të shkuar në dialog.

“Ne duhet me u bo bashkë, por, duhet legjitimitet që vjen prej zgjedhjeve të reja”, tha Basha.

Të ngjashme