Basha: Me mua kryeministër, për 6 muaj do kemi një Polici të standardeve të Policisë së Kosovës

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se në momentin që do të bëhet kryeministër do të strukturojë Policinë e shtetit në Shqipëri. Dhe si shembull ka marrë atë të Kosovës.

Ai të martën, në një bashkëbisedim me gazetarë, ka thënë se brenda gjashtë muajve të parë si kryeministër i Shqipërisë, do të ta bëjë Policinë e Shtetit me standardet e asaj të Kosovës.

Çështja e Policisë së shtetit është aktualizuar së fundi, pasi një pjesëtar i saj, para pak ditësh vrau një 25-vjeçar, pasi kishte dalë nga shtëpia dhe nuk iu bind urdhrit të ndalojë.

“Policia e Shtetit nuk do të përdoret më për të ruajtur arat me kanabis, nuk do të përdoret më për të përshëndetur kriminelët me makina të blinduara. Policia e Shtetit do tu kthehet qytetarëve. Unë si kryeministër do tua heq nga qafa barrën e shefave mafiozë që i përdorin kundër motrave e vëllezërve të tyre. Me mua si kryeministër, ju garantojë se në gjashtë muajt e parë do kemi një polici si e standardeve të Kosovës”, u shpreh Basha.

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme