Basha për Haradinajn: Akt i një njeriu që vë atdheun mbi gjithçka

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, reagoi pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Basha deklaroi se dorëheqja e Haradinajt është akti i një njeriu që vë atdheun mbi gjithçka.

“Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane”, kështu vlerësoi Basha.

Kreu i PD-së deklaroi se askush dhe asgjë nuk e përdhos luftën çlirimtare të Kosovës.

“Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, përfundoi Basha.

Haradinaj dha dorëheqje si kryeministër i Kosovës pasi është ftuar nga Gjykata Speciale.

Të ngjashme