Basha: VV-ja s’do të lejojë mbajtjen e asnjë seance ku i pranishëm është Selmanaj

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Dimal Basha ka thënë se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të mos lejojnë mbajtjen e asnjë seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se për VV-në, Selamanaj është i papranueshëm në Kuvend.

“Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, ka shkruar ai.

Basha ka shkruar se “qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapësirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njëjtë si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm”.

Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu, sot përmes një konference ka kërkuar shkarkimin e Selmanajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme