Bashkatdhetarët vizitojnë Kuvendin, të shqetësuar me gjendjen politike pas dorëheqjes së Haradinajt

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 10:55 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka mirëpritur bashkatdhetarë të mërkurën dhe të enjten, të cilët kanë vizituar hapësirat e të këtij institucioni në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, raporton Ekonomia Online.

Bashkatdhetari Ali Hyseni, që jeton në Suedi, tha se shqetësimi kryesor për Kosovën mbetet çështja e bashkimit me Shqipërinë.

Ndërsa u shpreh i pakënaqur me gjendjen politike të krijuar në Kosovë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Situata politike pak nuk është aq e kënaqshëm sa duhet dhe kemi shumë brenga të mëdha për Kosovën. Shqetësimet tona janë që Qeveria e Kosovës në largim nuk po gjen një kapacitet për bashkimin e shqiptarëve të gjithë shqiptarëve sepse e kemi një armik të përbashkët”.

Pikën e vetme që ai e konsideron shqetësuese është bashkimi Kosovë-Shqipëri, teksa përmend taksën 100 për qind për produktet serbe se është e qëllueshme.

“Duhet përkrahet Qeveria me vënien e taksës është simbolikë që ne e përkrahim shumë atë, negative është që nuk e kanë marrë iniciativën me ia dhënë një përkrahje Qeverisë, ndoshta ka parti që nuk janë të mendimit të njëjtë për taksë por është e qëllueshme vënia e taksës. Ne na shqetëson si në Kosovë e si në Shqipëri se është duke u bë i një skenar, duhet qeveritë të punojnë më shumë për bashkimin e trojeve shqiptare”.

Sali Avdullahu përfaqësues i nëndegës së LDK-së në Zvicër, kërkoi nga deputetët është që të mos t’i shajnë gratë dhe vajzat shqiptare si dhe të përdorin gjuhë të përbashkët, raporton EO.

“Shqetësimet tona janë që motrat tona mos t’i shajnë, vëllezërit ta kenë gjuhën e përbashkët, jemi të një gjaku, një fari, një gjuhe. Kemi ku kemi shqiptarë ta respektojmë dhe të mos ua japim votën atyre që nuk u besojmë. Na vjen keq që deputetët tanë po na shajnë motrat tona sepse ato janë nënat tona”.

Të ngjashme