Bashkëpunëtorët e Vjosa Osmanit dalin me një mesazh

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Valon Krasniqi nga Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit ka publikuar një fotografi me deputetët e zgjedhur, Haxhi Avdylin dhe Faton Pecin, raporton Gazeta Express.

Në këtë foto ai ka publikuar edhe një mesazh që e ka shpërndarë edhe Haxhi Avdyli.

Krasniqi ka thënë se Peci dhe Avdyli janë zëri i 52 mijë qytetarëve të Kosovës.

“Një foto me zërin e 52 mije qytetarëve të Republikës së Kosovës ! Sa më shumë që u goditem, aq më shumë u kalitem dhe u forcuam për t’i qëndruar përball çdo furtune dhe stuhije politike. Në kujtesën e popullit do të mbeten vetëm ata të cilët populli i ka dashur”, ka thënë ai.

Të ngjashme