Bashkëpunëtorja e Pacollit: Vajza ime sot doli nga karantina, s’kishte librezë të partisë në pushtet për t’u larguar më herët

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Rejhan Vuniqi nga AKR’ja ka bërë të ditur se vajza e saj ka dalë nga karantina në Qendrën e Studentëve ku ishte duke qëndruar që dy javë.

Vuniqi përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se në këtë ditë kujton studentin 26 vjecar nga Gjilani që vdiq tragjikisht sa ishte duke qëndruar në konvikte.

“Vajza ime u kthye në shtëpi pas plot 14 ditë qëndrimi në këtë qendër, ashtu siç ishte rregulli i karantinimit, ajo nuk pati as njerëz të njofshëm që ta nxjerrin para kohe e as librezë partiake të pushtetit”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme