Bashkëpunimi Kosovë-Britani, interes i dy shteteve

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 11:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Connell , ku kanë biseduar për marrëdhëniet në mes dy shteteve.

Ministri Hoxhaj tha se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Britanisë së madhe do të jetë edhe më tutje i fuqishëm.

Ai ka kërkuar mbështetje nga Britania e Madhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Kemi biseduar se si të kemi bashkëpunim më të ngushtë ekonomik në mes vendeve tona, do të shohim se në të ardhëm cilat çështje do t’i shtyjmë. Kemi biseduar se si në të ardhmen të kemi mbështetjen e Britanisë së Madhe sikurse në të kaluarën për anëtarësimin e Kosovës në Organizata të ndryshme ndërkombëtare. Qëndrimi jonë si ministri e jashtme është që fillimisht të kemi një koordinim të ngushtë në mes sektorëve se ku duhet të konkurrojë Kosova për t’u anëtarësuar në ndonjë Organizatë ndërkombëtare”, tha ai.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, tha se është e rëndësishme për Britaninë e Madhe të kemi marrëdhënie të mira dhe të ngushta me Kosovën, sepse është në interes të të dy shteteve të bashkëpunojnë në mënyrë të palodhshme.

“Ky ka qenë gjithmonë interesi i Britanisë së madhe që të ndihmojmë procesin e stabilizimit të Rajonit gjithashtu edhe krijimin e një shoqërie të shtetit në Kosovë prosperuese dhe të sigurt”

“E dimë ku do të bashkëpunojmë, sepse gjithmonë kemi bashkëpunuar në sundimin e ligjit dhe krijimin një ekonomie më të fuqishme, për qeverisje më të mirë në Kosovë, sepse është në interes të dy shteteve”, tha O’Connell.

Ministri me ambasadorin folën edhe për çështjen e demarkacionit, për të cilën ambasadori i Britanisë, kërkoi nga Qeveria që për këtë çështje të mbahet debat publik si dhe të shikohen faktet.

Të ngjashme