Bashkëshorti i Albulena Haxhiu: Qeverisja me LDK-në do të ishte e minuar nga brenda

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Alban Krasniqi, aktivist i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht bashkëshorti i deputetes, Albulena Haxhiu po thotë se qeverisja me LDK-në mund të jetë e minuar nga brenda.

Sipas tij, më e favorshme do të ishte të mbaheshin zgjedhje, se sa të kemi një qeveri të minuar nga brenda me LDK-në, shkruan lajmi.net.

Në Facebook ai ka shkruajtur se LDK e PDK do të ishte qeverisje e minuar nga brenda e jashtë.

“Në mes një qeverisje të minuar nga brenda(LDK) e jashtë (LDK/PDK) dhe zgjedhjeve të reja do zgjedhja të dytën!”, ka shkruajtur ai.

Të ngjashme