Bashkëshortja e deputetit Shala i reagon Ministres Haxhiu: Kukull politike, pastroje imazhin tënd, kërkojë falje Thaçit

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e PDK-së Sala Berisha Shala, i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me postimin e kësaj të fundit e cila ka thënë se “Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit”.

Nëpërmjet një portimi në “Facebook”, Berisha-Shala i ka kërkuar Haxhiut të kërkojë falje jo vetëm gjyshit e Hashim Thaçit por edhe gjithë bashkëluftëtarëve të tij për gjuhën siç e quan ajo “degraduese” të Ministrës së Drejtësisë.

“Ndërsa ti, mbesa e tij çfarë rruge zgjodhe dhe e ndërtove karrierën tënde … edhe kundër gjyshit!
Kukull politike! Nis pastroje imazhin tënd. Ma mirë vonë se kurrë!
Dil kërko falje , jo vetëm gjyshit e Hashim Thaçit por edhe gjithë bashkëluftëtarëve të tij për gjuhën tuaj degraduese. Ndryshe mos i zë në gojë më këto figura! Rri qaty në moçalishten tënde!”, është shprehur ish deputetja.

Të ngjashme