Bashkëshortja e Rexhep Selimit pyet se çfarë hapa ka ndërmarr Qeveria për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 12:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti Selimi, ka pyetur se në çfarë faze është Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa kryeministri Kurti ka thënë se po bëjnë maksimumin që projekti të përfundojë me sukses dhe që sakrifica e familjes Jashari të mbahet mend përherë.

“Komisioni ndërministror e ka mbajtur takimin e parë. Është paraqitur një vlerësim preliminar nga MRKS. Gjatë muajve në vijim është nënshkruar memorandum për vlerësimin e gjendjes fizike të ndërtesave. Janë realizuar vizita në terren e janë bërë inspektime në terren. Në muajin gusht do të dorëzohet një raport vlerësues dhe pas kësaj do të vendoset për hapa të mëtutjeshëm. Do të jemi maksimalisht viligjent. Do të jemi të kujdesshëm që sakrifica e familjes Jashari të mbahet në mend dhe ta kujtojmë përherë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme