Bashkëshortja e Selimit për deklaratat e Gërvallës: Rexha do të kthehet dhe do të flas vetë

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi ka komentuar postimet e ministres, Donika Gërvalla që i kishte bërë 1 vit më parë kundër bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi.

Donika Gërvalla në një postim vitin e kaluar e kishte lidhur Rexhep Selimin me botën e krimit.

Mehmeti-Selimi tha se nuk ka nevoj t’ua rris vlerën atyre postimeve.

Sipas saj, Rexhep Selimi nuk është në atë gjendje sa të ketë nevoj ta mbroj bashkëshortja e tij.

Postimi i plotë i Shqipe Mehmeti-Selimi:

Po i lexoj e po i dëgjoj aty-këtu disa thirrje në adresën time se po u dashka të reagoj sa herë përmendet emri i Rexhep Selimit në opinion.

Për më tepër po kërkohet nga unë t’i komentoj edhe disa postime të viteve të kaluara!Ato shkrime e postime të vjetra, që së fundi u bën aktuale, i ka parë edhe vet Rexha sa ishte në Kosovë, por nuk i ka vlerësuar aq me vlerë e as aq të rëndësishme sa t’i replikonte e t’i komentonte.

Prandaj unë sot nuk kam nevojë t’ua rris vlerën atyre postimeve. Rexhep Selimi nuk është në atë gjendje sa te ketë nevojë ta mbrojë bashkëshortja e tij. Atë e mbron e drejta, emri dhe vepra e tij.

Ai nuk ka nevojë ta mbroj unë e as të flas në emër të tij.Nëse ka nevojë, unë do ta bëj me shumë vullnet dhe me krenari. Por, Rexha do të kthehet dhe do të flas vetë, e atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika.

Në ndërkohë unë do të vazhdoj të kryej me nder dhe krenari detyrën dhe mandatin që ma kanë dhënë votuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Të ngjashme